Saranda është radbitur në 15 tregjet më të mira të Krishtlindjeve “Best Christmas Market” në Evropë.
Prestigjiozja “Forbes” ka bërë publike listën për periudhën 2023-2024, “Conde Nast Traveller” dhe “European Best Destinations”.
20 destinacionet janë përzgjedhur nga një ofertë e 142 tregjeve të Krishtlindjeve në Evropë.
Destinacionet e përzgjedhura janë: “Asti-Govone, Birmingham, Bruges, Bruksel, Budapest, Craiova, Dresden, Edinburg, Londër, Madeira, Manchester, Metz, Montbéliard, Poznan, Pragë, Riga, Sarandë, Trier, Valkenburg, Vjenë”.
Saranda u radhit në vendin e 15-të, duke fituar 20.059 vota.
Shumica e udhëtarëve që votuan janë nga:
– Mbretëria e Bashkuar (23.71%)
– Shtetet e Bashkuara (18.89%)
– Irlanda (6,09%)
– Gjermani (7,25%)
– Holanda (6,56%).
– Franca (4,32%)
– Itali (5,75%)