Pjesëtarët e Njësitit Special Interventues të Policisë të Kosovës do të protestojnë sërish sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Protesta do të mbahet në orën 12, ndërsa pjesë e saj do të jetë edhe sindikata e Policisë së Kosovës.
Në protestën e mbajtur në nëntor pjesëtarët e Njësitit Special Intervenues kishin dy kërkesa, ndryshimin e kategorizimit të vendeve të punës dhe shtesa më të mëdha të rrezikshmërisë.