Gjirokastra pas shumë vjetësh ka ndryshuar këtë vit dekorin për qendrën historike që do të përfaqësojë zemrën e qytetit për festat. Dekorimet e ndryshme, dritat delikate, pamja klasike pa dyshim që është kombinimi më i bukur që mund ta shihni, shkruan albinfo.ch.
Qyteti, zona historike dhe ajo moderne, pazari tradicional, rrugët e kalldrëmta, komplekset e shtëpive karakteristike janë zbukuruar nga një dekor i veçantë, i cili e bën magjike dhe mbresëlënëse atmosferën e fundvitit, për banorët dhe turistët.




