Një bredh i madh, i stolisur me drita shumëngjyrëshe, ka gjallëruar pamjen e sheshit “Xhorxh Bush” në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, përcjell albinfo.ch.
Ndezja e dritave dhe hapja e Tregut të Fundvitit ka shndërruar këtë shesh në pikëtakim për shumë qytetarë.
Në barakat përgjatë sheshit shërbehet ushqim si dhe pije të ftohta e të ngrohta.
Grupe të ndryshme muzikore do të organizojnë koncerte ditëve dhe javëve në vijim.







Foto: Bujar Tërstena