Një tjetër aktivitet emocionues i organizuar nga Shkolla Shqipe në Berlin, me rastin e Festës së 28 Nëntorit, protagonistë kryesorë ishin fëmijët, të cilët me recitimet dhe këngët e tyre dëshmuan përkushtimin e mësuesve dhe prindërve të tyre për të ruajtur gjuhën, vlerat dhe traditat shqiptare në Berlin, shkruan albinfo.ch.
Këtë aktivitet e nderuan me pjesëmarrjen e tyre Ambasadorja e Shqipërisë, znj. Adia Sakiqi, dhe Ambasadori i Kosovës, z. Faruk Ajeti.



