Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u është drejtuar qytetarëve serbë në Kosovë përmes një video-mesazhi në lidhje me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, liberalizimin e vizave dhe rritjen e interesimit për t’u pajisur me pasaporta dhe targa të Republikës së Kosovës.
Ai tha se ka rritje prej 30% të aplikimeve për pasaporta biometrike këtë vit krahasuar me të kaluarin. Po ashtu njoftoi se mbi 3260 pronarë të veturave nga fillimi i nëntorit e deri më tani kanë ndërruar targat e tyre me ato të Republikës së Kosovës.
“Vërehet interesimi për integrim dhe kuptojmë e dimë se e njëjta gjë është në interes të çdo qytetari të Kosovës. Të të gjithë neve. Së bashku”, theksoi ai.
VIDEO: