Uji zviceran dihet se është i pastër dhe i sigurt për t’u pirë, por mbetjet e substancave kimike (PFAS), të cilat janë potencialisht të dëmshme për shëndetin dhe mjedisin, u zbuluan në pothuajse gjysmën e mostrave, sipas Shoqatës së Kimistëve Kantonale të Zvicrës, (ACCS), përcjell albinfo.ch.
PFAS, një kancerogjen i mundshëm, është ndaluar në Zvicër që nga viti 2010.
Megjithatë, Patrick Edder, kimisti kantonal i Gjenevës, tha se nuk ka nevojë për panik, pasi “furnizimi ynë me ujë të pijshëm është i sigurt”.
Uji, shtoi ai, kontrollohet rreptësisht, si nga prodhuesit e ujit, ashtu edhe nga kimistët kantonalë.