Mediat në SHBA raportojnë se ka të paktën tre viktima në incidentin e të shtënave në kampusin e Universitetit të Nevadës, Las Vegas.
Sherifi i Departamentit të Policisë Metropolitane të Las Vegas, Kevin McMahill tha në një postim në rrjetet sociale se shkalla e lëndimeve nuk dihet dhe numri i viktimave mund të ndryshojë, përcjell albinfo.ch.
“Nuk ka më kërcënim për komunitetin. I dyshuari ka vdekur. Tani për tani, ne e dimë se ka 3 viktima, por nuk dihet shkalla e lëndimeve. Ky numër mund të ndryshojë. Ne do t’ju përditësojmë kur të dimë më shumë,” tha McMahill.
Departamenti i policisë ngriti gjithashtu një linjë telefonike për të prekurit nga të shtënat.