Institucionet e Kosovës po vazhdojnë fushatën për liberalizimin e vizave, duke njoftuar qytetarët për rregullat e udhëtimit pas datës 1 janar 2024, përcjell albinfo.ch.
Gjatë ditës së sotme autoritetet e vendit kanë njoftuar se për të hyrë në Zonën Schengen pasaporta juaj duhet të ketë të paktën tre muaj afat.
“Për të hyrë në Zonën Schengen është e rëndësishme të keni një pasaportë me afat të mjaftueshëm. Pasaporta juaj duhet të jetë e vlefshme për së paku tre muaj pas datës së planifikuar të largimit nga Zona Schengen. Për shembull, nëse planifikoni të hyni në Zonën Schengen më 1 mars 2024 dhe deklaroni te policia kufitare se do të qëndroni deri më 15 mars 2024, atëherë pasaporta juaj duhet të jetë e vlefshme së paku deri më 15 qershor 2024, pra tre muaj pas datës së planifikuar të kthimit”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare “Integrimi Evropian i Kosovës”.
Postimi i plotë:
Si funksionon rregulli i 3 muajve afat në pasaportë për të hyrë në zonën Shengen?
Për të hyrë në zonën Shengen, është e rëndësishme të keni një pasaportë me afat të mjaftueshëm. Pasaporta juaj duhet të jetë e vlefshme për së paku tre muaj pas datës së planifikuar të largimit nga zona Shengen. Për shembull, nëse planifikoni të hyni në zonën Shengen më 1 mars, 2024 dhe deklaroni tek policia kufitare se do të qëndroni deri më 15 mars, 2024 atëherë pasaporta juaj duhet të jetë e vlefshme së paku deri më 15 qershor, 2024 pra tre muaj pas datës së planifikuar të kthimit.
