Policia Kufitare e Kosovës, stacioni policor kufitar në Merdar, njoftoi se gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore për menaxhim dhe kontroll të kufirit, më datë 03.12.2023, rreth orës 09:30 në hyrje, gjatë kontrollimit të autobusit Mercedes me targa vendore, ka hasur në njëzet e katër (24) armë të ftohta (thika).
“Në konsultim dhe autorizim të Prokurorit kompetent është iniciuar rasti ”armëmbajtje pa leje”, thikat janë sekuestruar dhe me vendim të Prokurorit, i dyshuari lirohet në procedure të rregullt. Hetime të tjera lidhur me rastin janë në proces”, thuhet në njoftim.