Një person është ankuar në Polici se një shtetas i Suedisë ka marrë dy vetura në Renta Car në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” dhe i njëjti nuk i ka kthyer në kohën që është dashur t’i kthejë, përcjell albinfo.ch.
Policia në raportin 24-orësh ka njoftuar se rasti tashmë është duke u hetuar.
“Raportohet se i dyshuari mashkull, shtetas i Suedisë (shqiptar), ka marrë dy vetura në ‘Renta Car’ dhe nuk i ka kthyer në kohën që është dashur t’i kthejë.
Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.