Këshilli Federal vendosi ka vendosur të mërkurën (sot, 29 nëntor) të rrisë kontigjentin Swisscoy dhe të dërgojë 20 anëtarë shtesë të ushtrisë në Kosovë, transmeton albinfo.ch lajmin e bërë të ditur në një komunikatë e Qeverisë Federale të Zvicrës. Zvicra, që nga përfundimi i luftës, merr pjesë në misionin paqeruajtës të NATO-s Forca e Kosovës (KFOR) në Kosovë me njësitin e ushtrisë, të quajtur Swisscoy.
Këshilli Federal në komunikatën e tij për media shkruan se rreth 200 pjesëtarë të ushtrisë zvicerane aktualisht janë të stacionuar në Kosovë. Me rritjen e kuotës, Zvicra po mbyll hendekun që do të lihet nga tërheqja e dy njësive nga Austria në pranverën e 2024-ës.
Në qershor të vitit 2023, Parlamenti miratoi pjesëmarrjen zvicerane në KFOR dhe zgjatjen deri më 31 dhjetor 2026. Parlamenti gjithashtu i ka dhënë Këshillit Federal autoritetin për të rritur numrin e pjesëtarëve të ushtrisë me një maksimum prej 30.