Sot, Shqipëria feston 111-vjetorin e Pavarësisë. 28 Nëntori është një ditë e madhe për të gjithë dhe na është bërë zemra mal nga festimet e të gjithë shqiptarëve anembanë botës kudo që ndodhen, përcjell albinfo.ch.
Secili e ka uruar këtë ditë të shënuar, përfshirë këtu edhe personazhet e njohur. Një ndër to është sigurisht edhe këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa.
Artistja shqiptare me famë botërore nuk e la mangët një urim publik në rrjetin social “Instagram” për Festën e Pavarësisë.
“Urime festa e Pavarësisë”, shkruan ajo në shqip, shoqëruar me flamurin dhe simbolin e shqiponjës.
Përpos kësaj, Dua ka postuar edhe disa foto të saj nga vizita e një viti më parë në Shqipëri, e mbuluar me flamurin kuq e zi.
