Organizata më e madhe ushtarake, Aleanca Veriatlantike (NATO), e ka uruar aleatin e saj, Shqipërinë, për Festën e Flamurit, përcjell albinfo.ch.
NATO përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka publikuar fotografinë e një ushtari, i cili mban në duar flamurin kuq e zi.
“Bashkohuni me ne për të festuar me aleatin tonë, Shqipërinë, në ditën e tyre të Pavarësisë. Ne jemi NATO”, kanë shkruar në Facebook.
Ndryshe, sot më 28 Nëntor, Shqipëria feston 111-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.