Zvicra miratoi të mërkurën eksportin e 25 tankeve në Gjermani, pasi Berlini dha garanci se nuk do të thyejnë ligjet zvicerane të neutralitetit ushtarak duke i rieksportuar në Ukrainë, përcjell albinfo.ch.
Qeveria e Këshillit Federal dha dritën jeshile për të eksportuar tanket kryesore të betejës Leopard 2 A4 te prodhuesi i tyre origjinal, Rheinmetall Landsysteme, në Gjermaninë fqinje.
“Gjermania ka marrë përsipër të mos i dërgojë tanket në Ukrainë dhe ka dhënë garanci se ato do të qëndrojnë ose në Gjermani, me NATO-n ose me partnerët e saj në BE”, tha Bernë.
Zvicra aktualisht operon me 134 tanke të tilla, të cilat janë modernizuar dhe ka 96 të tjerë që janë jashtë përdorimit.