Në rastin e tre ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, trupi gjykues ka bërë ndryshimin e kushteve të paraburgimit.
Sipas njoftimit, duke u bazuar në kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Gjykatës së Hagës, trupi gjykues ka vendosur masa të përkohshme duke kufizuar komunikimin dhe vizitat për ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli dhe ish-deputetin Rexhep Selimi, shkruan albinfo.ch.
Në bazë të arsyetimit, këto kufizime janë të përshtatshme, duke pasur parasysh rrezikun e nxjerrjes së paligjshme të informacionit konfidencial nga objekti i paraburgimit.
“Kufizimet do të jenë në fuqi përkohësisht, deri në momentin kur Trupi Gjykues të lëshojë vendimin e plotë në lidhje me themelësinë e kërkesës ZPS-së”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.