Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher, vizitoi Komunën e Gjilanit dhe RWC “Hidromorava”, përcjell albinfo.ch.
Në kuadër të angazhimit në mbështetje të zhvillimit të sektorit të ujit në Kosovë, Zvicra është shumë krenare që është prezente me investimin substancial për më shumë se dy dekada në Komunën e Gjilanit.
Qëndrueshmëria e investimeve të bëra deri më tani si dhe planifikimi dhe zhvillimi i burimeve të reja ujore është e një rëndësie të madhe për të ardhmen e këtij rajoni.

