Nga hetimet preliminare të zhvilluara nga autoritetet kompetente në Kosovë, janë bërë të ditura edhe dyshimet e para për zjarrin që kaploi Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Një defekt i instalimit elektrik dyshohet se shkaktoi zjarrin.
Këtë e konfirmoi ushtruesi i detyrës së zëvendësdrejtorit të IML-së, Ditor Haliti. Thuhet se nuk janë djegur materiale të ndjeshme.
“Nga hetimet e para, siç më kanë njoftuar hetuesit, dyshohet se instalimi elektrik është shkaktari i zjarrit në IML. Hetimet do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim”, ka thënë ai.