Një sondazh nga Bota Arabe për Kërkim dhe Zhvillim me bazë në Ramallah nxjerr si përfundim se 98% e palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës nuk do ta “falin as harrojnë” sulmin e Izraelit.
Sondazhi zbuloi po ashtu se 65% e perceptuan luftën si shënjestër e të gjithë palestinezëve, ndërsa vetëm 18% e cilësojnë atë si një luftë midis Izraelit dhe Hamasit, shkruan Al Jazeera.
75% e mbështetën deri diku sulmet e 7 tetorit nga Hamasi ndaj Izraelit dhe vetëm 22% prisnin një kthim të Autoritetit Palestinez (PA) në Gaza pas luftës.
68% thanë se mbështetja e tyre për një zgjidhje me dy shtete të konfliktit ka rënë, përcjell albinfo.ch.