Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, thotë se Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti nuk ka strategji për dialogun.
Sipas saj, kjo për faktin se po merr pjesë në dialog pa u ndëshkar Serbia për sulmin terrorist në Banjskë.
“Qeveria jonë nuk udhëheq, por vetëm raporton (për sulmin në Banjskë). Asnjë strategji nuk ka, madje BE-ja bëri një veprim, hoqi ndërmjetësit dhe vuri tre liderë evropianë, Serbia nuk u ndëshkua, ndërsa këtë javë qeveria merr pjesë në dialog pa u ndëshkuar Serbia”, ka thënë Tahiri.
Ish-kryenegociatorja e Kosovës pati kërkuar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ndërtojnë një bazë ushtarake në veri, në mënyrë që, sipas saj, “të ndalet lufta gjeopolitike”, përcjell albinfo.ch.