Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, dëshmon se ka angazhim për sigurinë në Kosovë.
Kurti përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se Bashkimi Evropian ka ekspozuar zyrtarisht synimin e Rusisë për të provokuar konflikt të ri në Ballkanin Perëndimor.
“Vizita e ardhshme e Jens Stoltenberg në Kosovë tregon angazhimin e vendosur të NATO-s për sigurinë tonë. Me Bashkimin Evropian që ekspozon zyrtarisht synimin e Rusisë për të provokuar një konflikt të ri në Ballkanin Perëndimor, rruga më e sigurt drejt paqes së qëndrueshme është dhënia e Kosovës, statusin e kandidatit në BE dhe integrimi në NATO”, ka shkruar ai.
SG @jensstoltenberg's upcoming visit to Kosova demonstrates @NATO's firm commitment to our security. With the 🇪🇺 officially exposing Russia’s intent to provoke a new conflict in WB6, the surest path to sustainable peace is to grant 🇽🇰 EU candidate status & integration into NATO.
— Albin Kurti (@albinkurti) November 19, 2023