Mundësia e radhës për një fitore për kombëtaren e Zvicrës kundër Kosovës do të jetë sot në St. Jakob Park (e shtunë), transmeton albinfo.ch.
Njëri nga këta dy skenarë do të duhej të funksiononte për Zvicrën, shkruan SRF-Sport?
“Një fitore: Nëse Nati fiton lojën në shtëpi në Basel, biletën e kampionatit evropian e kanë të sigurt – pavarësisht se çfarë ndodh në lojën paralele mes Izraelit dhe Rumanisë. Barazim: 1 pikë mjafton për zviceranët nëse Izraeli nuk fiton kundër Rumanisë”.
Nëse asnjëri nga këta dy skenarë nuk ndodh të shtunën, do të jetë përballja e madhe kundër Rumanisë në ndeshjen e fundit kualifikuese të martën.
Tifozët zviceranë janë shumë optimistë se kombëtarja e tyre do të fitojë me rezultat të thellë ndaj Kosovës, për arsye të kualifikimit.
Pavarësisht se shumë prej tyre e vlerësojnë kombëtaren e Kosovës si jo të përshtatshme dhe me një lojë të mirë futbolli, ata presin që Zvicra më në fund të kualifikohet drejt Evropianit. /Albinfo.ch
