Skip to content

Trajneri i Zvicrës: Jam i lumtur që nesër do të jenë shumë tifozë kosovarë në stadium

Nga ora 20:45, nesër në Basel do të zhvillohet ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës. Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, është shprehur i lumtur që në ndeshjen e nesërme do të ketë tifozë kosovarë në stadium, ndonëse ka kërkuar mbështetje të madhe nga tifozët helvetikë, shkruan albinfo.ch. “Jam i lumtur që nesër do të jenë shumë […]

Nga ora 20:45, nesër në Basel do të zhvillohet ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës.

Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, është shprehur i lumtur që në ndeshjen e nesërme do të ketë tifozë kosovarë në stadium, ndonëse ka kërkuar mbështetje të madhe nga tifozët helvetikë, shkruan albinfo.ch.

“Jam i lumtur që nesër do të jenë shumë tifozë kosovarë në stadium. Pavarësisht, ne shpresojmë se do të ketë mbështetje të madhe nga fansat tonë”, ka thënë ai.