Stuhia Frederico çoi në vendosjen e rreth 100 shërbimeve emergjente në kantonin e Cyrihut të premten mbrëma, përcjell albinfo.ch.
Pemët dhe degët e rëna ishin zakonisht shkaku i shumë rrugëve, të cilat në mëngjesin e sotëm ishin të bllokuara.
Shumë rreziqe pati edhe tek aeroporti i Cyrihut, ku shumë aterime ishin të frikshme për shkak të erërave të forta, ku mund të shikoni edhe videon në linkun e mëposhtem.
Erërat e forta me shi ishin prezente deri në oren 3.30 të mëngjesit.
Shumë vetura janë dëmtuar nga rënja e degëve, e po ashtu edhe disa çati të ndërtesave u shkatërruan.
Kantoni i Cyrihut pati më shumë dëme se sa kantonet e tjera, vlerësojnë organet e sigurisë, referuar thirrjeve emergjente dhe dëmeve që janë shkaktuar. /Albinfo.ch
Për më shumë – Video https://www.zueritoday.ch/zuerich/orkanboeen-sorgen-im-kanton-zuerich-fuer-heftige-schaeden-154996555?autoplay=true&mainAssetId=Asset:154994074