Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë vizitës së tij në Lozanë, është takuar me presidentin Alain Berset, teksa në takimin që kanë zhvilluar me studentët e Universitetit të Lozanës është diskutuar edhe për Kosovën, shkruan albinfo.ch.
I pyetur për tensionet në Kosovë, ai u shpreh se ato janë qetësuar paksa tani, ndërsa u shpreh se shpreson që liderët e dy vendeve, Kurti dhe Vuçiqi, të pranojnë planin e hartuar, përcjell “24heures”.
Ai ka deklaruar se frikësohet për konflikte ndëretnike që po zhvillohen nëpër pjesë të ndryshme të botës.
“Jam i shqetësuar, por nuk jam i shqetësuar për rifillimin e konfliktit në Kosovë”, ka thënë ai.