Skip to content

Paralajmërime për erëra të forta në Zvicër

  Frederico do të shkaktojë erëra me shpejtësi deri në 100 km/h në fushat zvicerane sonte, ku shpejtësia e saj do të jetë edhe më e fortë në male, përcjell albinfo.ch. Warnung des Bundes: starker Sturm und starker Schneefall. Je Gefahrenstufe 3 (von 5). Betroffene Regionen, weitere Informationen und Verhaltensempfehlungen auf https://t.co/qjoYMzvqsA und https://t.co/YxsbM0106B oder […]

 

Frederico do të shkaktojë erëra me shpejtësi deri në 100 km/h në fushat zvicerane sonte, ku shpejtësia e saj do të jetë edhe më e fortë në male, përcjell albinfo.ch.

Pas reshjeve të dendura të ditëve të fundit, erërat e forta pritet të përfshijnë vendin të enjten në mbrëmje dhe natën, sipas shërbimit zyrtar qeveritar të motit, MeteoSchweiz.

Parashikohet alarmi i erës së nivelit 3 (nga 5) nga ora 17:00 sonte deri në orën 9 të mëngjesit të së premtes.

Kulmi i stuhisë do të arrihet nga mesnata deri në orën 3 të mëngjesit. /Albinfo.ch