Skip to content

Nisin takimet në Bruksel, Lajçak fillimisht takohet me Petkoviqin, pastaj me Bislimin

  Raportohet se në Bruksel tashmë kanë nisur takimet në nivel kryenegociatorësh, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, përcjell albinfo.ch. Telegrafi mëson se takimi i parë mes kryenegociatorit serb, Petar Petkoviq dhe Përfaqësuesit Special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, ka nisur në orën 09:30. Pas këtij takimi Lajçak do të ketë një takim me kryengociatorin […]

 

Raportohet se në Bruksel tashmë kanë nisur takimet në nivel kryenegociatorësh, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, përcjell albinfo.ch.

Telegrafi mëson se takimi i parë mes kryenegociatorit serb, Petar Petkoviq dhe Përfaqësuesit Special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, ka nisur në orën 09:30.

Pas këtij takimi Lajçak do të ketë një takim me kryengociatorin kosovar, Besnik Bislimi. Pas takimeve dypalëshe, Lajçak do të mbajë një takim trepalësh me të dy kryenegociatorët.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar mbrëmë se Bislimi do të marrë pjesë në takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut, ku do të trajtohet zbatimi i Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit, Aneksit Implementues të 18 marsit dhe planin e ri për ecjen përpara i 21 tetorit.

Ndërkaq, drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, në një konferencë për media pas takimit mes presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe emisarit Mirolsav Lajçak është shprehur se në këtë takim do të diskutohet për draftin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.