Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancën e radhës, duke filluar nga ora 10:00, përcjell albinfo.ch.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e Kuvendit, sot do të shqyrtohet Projektligji mbi ndarjet buxhetore për vitin 2024.
Nuk është paraparë ndonjë pikë tjetër e rendit të ditës.
“Rendi i ditës.
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-260 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024“, thuhet në njoftim.