‘Heidi’ është libri më i kërkuar jo vetëm në Zvicër, por edhe në gjithë botën, transmeton albinfo.ch.
Publikuar për herë të parë më 1880/81 dhe e përkthyer në mbi 40 gjuhë, trashëgimia e ‘Heidi’-t e grumbulluar nën ‘Arkivin Johana Spyri’, u regjistrua në maj 2023 si pjesë e ‘Kujtesës Botërore’ nga UNESCO, duke njohur këtë pjesë të trashëgimisë kulturore zvicerane si kontribut për kulturën botërore.
Zvicra ka dërguar në Shqipëri një pako me pesë versione të ‘Heidi’-t të përkthyera në shqip.
