Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka dënuar djegien e veturës së nënkryetares së Leposaviqit, Dragana Miletiq.
Përmes rrjetit social X ajo e ka quajtur aktin kriminal dhe thotë se ka për qëllim pengimin e integrimit të serbëve.
“Djegia e veturës së nënkryetares së komunës së Leposaviqit, znj. Dragana Miletiq, është një vepër kriminale që synon të përhapë frikë tek serbët vendas dhe të pengojë integrimin e tyre në institucionet e Kosovës”, ka thënë Osmani, përcjell albinfo.ch.
Orët e para të mëngjesit të së martës në Leposaviq u djeg vetura e nënkryetares së komunës. Policia tha se nuk ka të lënduar.