Një luan i arratisur nga cirku i ka futur të dridhurat banorëve të qytezës italiane të Ladispolit, që ndodhet shumë pranë Romës.
Luani u pa duke ecur në rrugët e qytetit bregdetar italian për disa orë pasi u arratis nga cirku me veterinerët dhe forcat e policisë që u mobilizuan për ta kapur, pa dëmtuar kafshën dhe banorët.
Autoritetet mobilizuan edhe një helikopter, që fluturoi mbi zonë dhe pasi identifikoi luanin në një fushë të kultivuar falë kamerave termike, u angazhua më pas për ta ndjekur kafshën në çdo lëvizje.
Sakaq, kryebashkiaku Alessandro Grando pasi mori lajmin për arratisjen e luanit nga cirku, paralajmëroi banorët të qëndronin në shtëpi, transmeton A2, përcjell albinfo.ch.
Qytetarët e Ladispolit më pas publikuan në rrjetet socialen video që tregonin macen gjigante duke ecur nëpër rrugët e errëta dhe të shkreta, të shtunën në mbrëmje.
VIDEO
https://x.com/violagiannoli/status/1723417904983523575?s=20