Hamasi ka sulmuar me breshëri raketash kryeqytetin izraelit, Tel Aviv, sulm që ka lënë dy gra të lënduara.
Sipas raportimeve nga Reuters, rreth orës 14:00 u lëshua sirena në Tel Aviv, teksa dy vende u goditën nga raketat, përcjell albinfo.ch.
Hamasi ka deklaruar se sulmet e fundit janë përgjigje për vdekjet në rritje të civilëve në Gaza, ndërsa nga ana tjetër, ushtria izraelite ka thënë se rreth 9,500 raketa e dronë janë hedhur në Izrael nga Gaza dhe fronte të tjera që nga 7 tetori.