Me një gol të shënuar në minutën e dhjetë nga Albert Buqaj, skuadra shqiptare FC Kosova mundi AC Taverne.
Ky ishte goli i vetëm që i solli fitoren dhe tri pikë skuadrës kuqezi, shkruan albinfo.ch.
Sfida u zhvillua në kuadër të javës së 13-të të Liga Classic Grupi 3.
FC Kosova e Cyrihut, pas 13 ndeshjeve, ka grumbulluar 17 pikë, duke u renditur në vendin e dhjetë, apo ka pesë fitore, dy barazime dhe gjashtë humbje.

