Bëhet e ditur se filmi i metrazhit të shkurtër “Hana e Re”, film ky i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, do të ketë premierën ndërkombëtare në edicionin e 27-të të Winterthur Film Festival, Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Vlen të theksohet se filmi është në garë për Filmin më të mirë të shkurtë në kategorinë Best International.
Filmi trajton rrëfimin e katër shoqeve, të cilat në një udhëtim të menduar për qejf, zbulojnë të vërteta për njëra-tjetrën.
Ky film është prodhim i shtëpisë filmike Kanape, me skenar dhe regji të Jehona Berishës dhe producent Jetmir Zenelaj.
Në rolet kryesore janë: Rozafa Çelaj, Era Balaj, Blerta Ismaili, Qëndresa Jashari.
Edicioni i 27-të i Winterthur Film Festival do të mbahet mes datave 7 deri 12 nëntor 2023.
Filmi do të shfaqet më datë 10 nëntor, e premte, nga ora 17:30.