Sipas policisë, 900 mijë CHF u janë vjedhur banorëve të Gjenevës që nga fillimi i vitit nga të ashtuquajturit “mashtrues dashurie”.
Mashtrimi konsiston në shkëmbimin e mesazheve online me një viktimë, premtimin e dashurisë romantike dhe një takimi që nuk vjen kurrë, për të nxjerrë prej tyre shuma të mëdha parash.
Midis 2020 dhe 2022, policia e Gjenevës numëroi mesatarisht 35 mashtrime dashurie në vit, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Kjo shifër është rritur në mënyrë të vazhdueshme vitet e fundit.
Shumicën e kohës, kriminelët veprojnë nga jashtë, veçanërisht nga Bregu i Fildishtë.
Viktimat janë përgjithësisht gra të moshës 50 vjeçe e lart.