Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të qëndrojë sot dhe nesër në Kosovë.
Vizitën e ka konfirmuar për KOHËN Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
“Po, Lajçaku është në Kosovë sot edhe nesër”, ka thënë Ioanna Lachana nga zyra e BE-së.
Ndërmjetësi i dialogut pritet të takojë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, përcjell albinfo.ch.