Njëzet e tre turistë nga Franca, Çekia dhe Polonia janë bllokuar për disa orë rresht në vendparkimin e mjeteve pranë Kanionit të Langaricës në Përmet, përcjell albinfo.ch.
Dalja e menjëhershme e lumit ka “pushtuar” këtë zonë, duke izoluar turistët, të cilët kanë lajmëruar grupet e emergjencave civile.
Stuhia “Ciaran” godet Shqipërinë – reshje me intensitet të lartë gjatë natës, aksi Theth-Ndërlysaj i bllokuar, pa drita disa fshatra në Maliq.
Nga të dhënat zyrtare të prefekturës Gjirokastër mësohet se në ndihme të tyre kanë shkuar forcat e policisë së rendit, repartit zjarrfikës, policia bashkiake si dhe grupi i urgjencës shëndetësore.
Gjatë operacionit që u zhvillua në orët e para të ditës se sotme, nuk pati asnjë të lënduar, ndërsa të gjithë turistët u akomoduan në hotele të ndryshme të qytetit.