Shqipëria të premten pasdite është goditur nga stuhia “Ciaran” që ka përfshirë Evropën dhe ka shkaktuar dëme të mëdha.
Për shkak të motit, një oficer policie ka mbetur i lënduar, pasi në kohën që ka qenë në detyrë një objekt është shkëputur dhe e ka goditur.
Meteorologët në Shqipëri kanë paralajmëruar se stuhia e fortë, që ka përfshirë pjesën më të madhe të Evropës, do të vazhdojë deri të shtunën në mesditë.
Si pasojë e stuhisë ka vështirësi në qarkullim dhe prezencë të lartë uji në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër dhe Lezhë dhe aktualisht i bllokuar është vetëm aksi rrugor Shkodër-Theth, shkruan Top Channel.
Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, u ka bërë apel qytetarëve që të minimizojnë lëvizjet pas stuhisë së shiut. Ndërkohë në Tiranë po punojnë 10 njësi nga zjarrfikëset dhe ushtria, për situatat e krijuara, përcjell albinfo.ch.