Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian të xhudos, që po mbahet në Montpellier të Francës.
Kampionia olimpike garoi në kategorinë deri në 52 kilogramë dhe përkundër se po e dominonte finalen, një pakujdesi i kushtoi me humbje nga francezja Amandine Buchard.
Krasniqi kishte arritur në finale me tri fitore.
Në raundin e dytë e mposhti kroaten Ana Viktorija Puljiz, kurse në çerekfinale eliminoi xhudisten nga Azerbajxhani, Gultaj Mammadaliyeva. Në gjysmëfinale Distria Krasniqi triumfoi ndaj italianes Odette Giuffrida, përcjell albinfo.ch.