Policia e Kosovës ka parandaluar grabitjen e tri bankomateve të bankave në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, përcjell albinfo.ch.
Bëhet fjalë për bankomatet e bankave TEB, Raiffaisen dhe Banka Ekonomike.
Thuhet se personat e dyshuar kanë shtënë me armë kallashnikov ndaj policisë së Kosovës.
Në vend të ngjarjes ka dalë edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt.
Vlen të theksohet se grabitësit nuk kanë arritur t’i marrin paratë në bankomate.
Policia ka thënë se nuk ka policë të lënduar.