Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se e mirëpret qartësinë e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mbi marrëdhëniet Kosovë – Serbi, përcjell albinfo.ch.
Ajo tha se do të ishte mirë që e njëjta qartësi të ishte edhe për mangësitë e shtetit serb në lirinë e medias dhe demokracisë.
“Na duhet Serbi demokratike, jo sjellje e butë e mëtejshme ndaj Vuçiqit”, tha Cramon.
Kujtojmë se presidentja e Komisionit Evropian, Von der Leyen, ka qëndruar për vizitë në Kosovë e në Serbi gjatë një turneu ballkanik, ku ka kërkuar themelimin e Asociacionit nga ana e Kosovës dhe njohjen de facto të Kosovës nga Serbia.