Shtëpia e familjes Koroglu në Mitrovicë, objekt ky që gjendet në listën e trashëgimisë kulturore, është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme.
Policia e Kosovës ka dhënë informacion më të detajuar rreth këtij rasti.
“Sonte rreth orës 20:10 është raportuar se në rrugën “Bedri Gjina” në Mitrovicë, një shtëpi që është pjesë e trashëgimisë kulturore është përfshirë nga zjarri. Nuk raportohet për persona të lënduar. Njësitet kompetente policore kanë nisur hetimet për shkaqet e zjarrit”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti.