Në ndeshjen e zhvilluar në kategorinë e vajzave U-19, skuadra e Zvicrës ka mposhtur atë të Shqipërisë me rezultat 3:0.
Ndeshja që u zhvillua në stadiumin ‘Wil’ të Zvicrës, është e vlefshme për raundin e parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2024.
Shqipëria e mbylli këtë raund kualifikuesesh në vendin e dytë me 6 pikë, ndërsa Zvicra renditet në vendin e parë me 9 pikë.