Shefi i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë në Bashkimin Evropian, Josep Borrell, ka thënë se zgjidhja e vetme mund të gjendet përmes dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Pas mbërritjes në samitin e Këshillit Evropian, ai ka thënë se mund të largohet nga ajo mbledhje dhe të kthehet në takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Ndoshta do të largohem përsëri nga takimi dhe do të ulem me liderët e Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një zgjidhje përmes dialogut. Nuk ka zgjidhje pa dialog për normalizimin e marrëdhënieve”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.