I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një diskutim që ka pasur me kryeparlamentaren e Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka folur edhe për Kosovën.
Nikolla citon Escobarin të ketë cilësuar SHBA-në si “vendin më prokosovar” në botë.
“Theksoi se ato janë të vendosura për mbrojtjen e pavarësisë, sovranitetit, integritetit dhe sigurisë së Kosovës dhe pranimin e saj në organizatat ndërkombëtare”, shkruan Nikolla, përcjell albinfo.ch.
Ajo rithekson se SHBA-ja mbështet dialogun e lehtësuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë.
“Dialogu Kosovë-Serbi është e vetmja rrugë drejt paqes dhe sigurisë në rajon”, është shprehur Nikolla.