Policia e Kosovës ka njoftuar se nga aksidenti mes dy veturave, ku është e përfshirë edhe një veturë e KFOR-it, kanë mbetur tre të lënduar.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Tre persona janë të lënduar, janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Gashi, njofton Klankosova.tv, përcjell albinfo.ch.