Pas zgjedhjes si deputet i Parlamentit të Zvicrës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar shqiptarin Islam Alijaj që ka fituar ulësen në Këshillin Kombëtar të Zivcrës, përcjell albinfo.ch.
Kurti përmes platformës “X” ka uruar edhe Partinë Socialiste Zvicerane për fitoren.

Shefi i ekzekutivit ka thënë që Zvicra jep një shembull për zgjedhje gjithëpërfshirëse.
”Urime Partisë Socialiste Zvicerane për rezultatet e zgjedhjeve! Komplimentet tona më të mira për Islam Alijaj si kandidati i parë me prejardhje nga emigracioni shqiptar që hyri në Këshillin Kombëtar. Zvicra jep një shembull për zgjedhje gjithëpërfshirëse dhe të larmishme”, ka shkruar Kurti.
Congratulations to the Swiss Socialist Party @spschweiz & @cedricwermuth on the election results! Our best compliments to @islamalijaj as the first candidate with Albanian migration background to enter the National Council. 🇨🇭 sets an example for inclusive & diverse elections.
— Albin Kurti (@albinkurti) October 23, 2023