Edhe pse Cyrihu është ndër vendet më të shtrenjta në botë, banorët e tij të paktën mund të flenë të qetë, duke e ditur se qyteti i tyre nuk është gati të falimentojë, përcjell albinfo.ch.
Larg kësaj: agjencia e vlerësimit Standard & Poor’s (S&P Global) tani e ka rritur vlerësimin afatgjatë të Cyrihut në “AAA” – më i larti që ekziston.
Vlerësimi afatshkurtër mori gjithashtu notën më të lartë “A-1+”. Kjo e bën Cyrihun një nga qytetet më ‘të besueshme’ në botë, tha komuna në një deklaratë për shtyp të hënën.
Buxhet financiar i qëndrueshëm, menaxhim i kujdesshëm financiar, investimet relativisht të larta, me një bazë ekonomike gjithnjë e më e larmishme, e bën që Cyrihu të jetë një nga qytetet më ‘të besueshme’ në botë në shumë aspekte dimensionale.
Për më shumë: – https://www.stadt-zuerich.ch/fd/de/index/das_departement/medien/medienmitteilungen/2023/oktober/231023a.html