Ambasada e Holandës në Kosovë ka uruar qytetarët e Kosovës për vizitë të këndshme turistike në Holandë nga janari i vitit 2024 e tutje.
Përmes një njoftimi nga ambasada kanë publikuar një kartolinë të shkruar nga ambasadori, i cili i uron qytetarët e Kosovës për kohë të mirë dhe udhëtim të sigurt, shkruan albinfo.ch.
“Me një kartolinë nga ambasadori, urojmë qytetarët e Kosovës për vizitë të këndshme turistike në Holandë nga janari i vitit 2024 dhe tutje. Plus një çantë shpine me gjërat që duhet përgatitur. Jemi të lumtur që marrim pjesë në fushatën e liberalizimit të vizave në 27 qytete të Kosovës”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
