Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se është shtyrë takimi i paralajmëruar për sot i deputetes britanike, Alicia Kearns, me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, përcjell albinfo.ch.
Takimi është shtyrë për kohë të pacaktuar.
“Ju njoftojmë se takimi i kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, me deputeten britanike, Alicia Kearns, i paralajmëruar për sot në orën 13:00, shtyhet për kohë të pacaktuar”, thuhet në njoftim.